14 Nëntor, 2018 - 4:00 pm
Poezi nga Fernando Pessoa.
Përktheu nga spanjishtja: Butrint Haxhaj.
E kam kaluar një natë të tërë pa gjumë, duke e vështruar,
pambarimisht, figurën tënde.
Duke e vështruar në mënyra të ndryshme
sesi ajo duket.
Mendoj me kujtimin e saj
kur ajo më flet,
dhe në çdo mendim ajo ndryshon
sipas ngjashmërisë së saj.
Të dashurosh është të mendosh.
Dhe unë gati harrova të ndiej vetëm duke menduar për të.
Nuk e di se çfarë dua, madje edhe nga ajo,
dhe nuk mendoj asgjë tjetër përpos asaj.
E kam një shpërqendrim të madh.
Kur unë dua ta gjej
thuajse preferoj të mos e gjej atë,
për të mos e lënë atë më vonë.
Nuk e di se çfarë dua, as dua të di
se çfarë dua.
Vetëm dua të mendoj për të.
Asgjë nuk i kërkoj ndokujt, as asaj,
vetëm të mendoj për të.