22 Shkurt, 2024 - 3:33 pm
Babës që na la
Poezi nga Nerimane Kamberi
Kur vij në Luginë
qe dy vjet e disa muaj,
të sjell një buqetë lule, nanë.
I blej në dyqanin poshtë,
në mahallën tonë, aty te banesa në Dardani,
gjithmonë thojshe O sa e bukur është Prishtina , në çdo vizitë tënde me babën.
Vërtetë ashtu mendoje apo doje të na bindje neve, fëmijtë e juaj
që mos te ikim në gurbet, ashtu si shkove ti nuse e re?
E tash nanë,
qe dy javë e disa ditë,
po vij me dy buqeta,
se edhe baba erdhi, vërtetë e sollën, te varrezat e qytetit, jo larg bahçës së lumturisë sonë.
Sa shumë të paska dashur, sa pak e kishim kuptuar !
E shtrinë ngadalë, butësisht, aty, afër teje,
Qemalin, birin e Zymkës, baba i pesë çikave dhe një djalit.
U bëtë prapë bashkë.
E fiki dritën e syve të tij të kaltër, që ia rritnin syzat e metalta,
Njëmend, kush i trashëgoi?
I fiki siç e fikte dritën para se të flinte
Cak !
Dhe ra në gjumë….të përjetshëm. / KultPlus.com