14 Janar, 2021 - 4:47 pm
Poezi nga Serafina Lajçi
Qëndisja e shpirtit
Kam filluar të ta qëndis shpirtin
Me ngjyrat e mia të preferuara
Lutjet ua kam bërë ëngjëjve të mbrëmjes për ty
Kam filluar të ëndërroj me shpresa të bardha
Me krahë të hapur dashurie
Secilit muzg t’ia rrëmbej nga një ngjyrim të ri
Kam filluar të përflakëm nga magji e ndjenjës
Të kaltërsohem me qiellin
Pëllumbat në fluturim të mos i kem zili
Kam filluar t’i kuptoj udhëkryqet e pakuptuara
Ëndrrave t’ua ndjej aromën
Të zhytem në instikt të ri
Kam filluar t’i qeshëm çdo lëvizjeje
Çdo ‘shtrëngimi’ që vjen nga ti
Se ti i vockëli im je dashuri
Në melodinë e rrahjeve tua të zemrës
Po filloj të lindem edhe unë
Përsëri. / KultPlus.com