30 Dhjetor, 2020 - 10:45 am
Viti që po lëmë pas mori disa nga figurat më të shquara të artit shqiptarë. Në kujtim të tyre, KultPlus sot do t’i kujtojë përmes veprës që lanë pas.
Data 11 mars 2020 mori nga kjo botë shkrimtarin e dramaturgu shqiptar, Musa Ramadani, i cili vdiq në moshën 76-vjeçare.
Shkrimtar dhe artist i cili për herë të parë në skenën letrare të Kosovës futi poezinë eksperimentale i motivuar nga rrymat postmoderne, atë që më vonë u quajt poezi konkrete e ikonizuar nga shkronjat, tipografia e të cilave krijon formë.
Kjo poezi u nis për herë të parë nga rrymat e artit modern si Dadaizmi dhe me pas Surrealizmi me Guillaume Apollinaire, për t’u bërë pjesë e minimalizmit. “Neurosis” i botuar në vitin 1973 nga Musa Ramadani, është një përmbledhje e poezisë konkrete e mbushur me figura prej shkronjash të cilat konotojnë shenjëzime socio-emocionale të njeriut të asaj kohe.
Shkrimtar dhe artist i cili për herë të parë skenën letrare të Kosovës futi poezinë eksperimentale i motivuar nga rrymat postmoderne, atë që më vonë u quajt poezi konkrete e ikonizuar nga shkronjat, tipografia e të cilave krijon formë. Kjo poezi u nis për herë të parë nga rrymat e artit modern si Dadaizmi dhe me pas Surrealizmi me Guillaume Apollinaire, për t’u bërë pjesë e minimalizmit. “Neurosis” i botuar në vitin 1973 nga Musa Ramadani, është një përmbledhje e poezisë konkrete e mbushur me figura prej shkronjash të cilat konotojnë shenjëzime socio-emocionale të njeriut të asaj kohe. Ky libër është vetëbotuar nga autori sepse nuk është pranuar për botim nga redaksia e atëhershme e botimeve Rilindja.
Ai u lind më 21 Maj të vitit 1943 në Gjilan nga një familje zejtarësh të cilët kishin një furrë dhe dyqan tekstili në çarshinë e qytetit.
Më 22 dhjetor 1944, Shtabi i Forcave Shqiptare Vullnetare vendosi të sulmojë për marrjen nën kontrollë të Gjilanit nga Administrata e re e Komunistëve Jugosllavë. Në mëngjesin e 23 dhjetorit 1944, forcat e vullnetarëve shqiptarë sulmuan dhe gati arritën ta kthenin kontrollën e gjithë qytetit, përveç ndërtesës së OZNA-s (Shërbimit të Sigurimit Jugosllav) dhe të Këshillit Popullor të Rrethit. Forcat serbo-maqedonase në shenjë hakmarrjeje për sulmin e forcave vullnetare shqiptare mbi Gjilanin, filluan vrasjet masive. Fillimisht rrëmbyen me përdorimin e forcës pa dallim qytetarë të Gjilanit, i nxorën nga shtëpitë, dyqanet, rrugët, i morën dhe i mbyllën në ndërtesën e vjetër të burgut të qytetit.
Familja e Musa Ramdanit braktisi shtëpinë me një autobus me 16 të plagosur drejt Prizrenit, në të cilin qytet e kaloi fëmijërinë e hershme dhe e kreu klasën e dytë fillore.
Me t’i vdekur babai, familja u kthye përsëri në vendlindje. Aty mbaroi shkollimin e mesëm. Shkollën e Lartë Pedagogjike (Dega: Gjuhë dhe letërsi Shqipe) e mbaroi në Prizren.
Në fund të vitit 1965 filloi veprimtarinë e tij si gazetar. Ishte korrespodent i rregullt i gazetës “Rilindja” dhe pastaj redaktor i përgjithshëm i Kulturës në gazetën Rilindja.
KultPlus ju sjell sot një ndër poezitë më të mira të Musa Ramadanit.
Njeriu ka një kokë, një jetë, një dashuri
Njeriu ka një kokë
Glob i gjallë për lule e predha
Ku drejtpeshohen hapësira e koha
Mos luani me kokën e tij!
Njeriu ka një jetë
Skenë e mirësive ndaj mëkateve
Pse lindin e vdesin çdo ditë
Mos luani me jetën e tij!
Njeriu ka një dashuri
Fjalë (vallë) e tepërt në histori
Nga ligjërojnë mëkatet e motivet
Mos luani kurrë me dashurinë e tij! / KultPlus.com