25 Qershor, 2018 - 12:33 pm
Poezi e shkruar nga Leonard Cohen.
Përkthyer nga Fatbardha Statovci.
Nji natë e dogja shtëpinë që doja,
Ndriti nji rreth t’përsosun
Ku pashë ca barna t’këqija dhe gurë
E asgjë jashta kësaj.
Disa krijesa të ajrit
Prej natës t’frikësueme,
Erdhën botën prapë me e pa
Dhe nëpër dritë u zhdukën.
Tash prej qielli n’qiell lundroj
Dhe e gjithë errësina këndon
Kundër varkës prej krahësh sakatë
Që e kam ba.