9 Nëntor, 2022 - 11:59 pm
Poezi nga Dylan Thomas
Dhe kjo bukë që e thej qe tërshanë
Dhe kjo venë në gixhën e huej diku
E njomte frytin e vet;
Dhe ditën njeriu ose natën era
E rrëxuen frytin, gëzimin ua prishën.
Njiherë në kët venë gjaku veruer
Rrahu në mish që u forcue në gixhe
Njiherë në kët bukë
Tërshana gëzohej n’erë;
Njeriu e thërmoi diellin, e shtypi erën.
Dhe ky mish që e shtrydh, ky gjak
Që shkretnon në dêjt,
Qenë tërshanë dhe kalavesh
Të rrâjës dhe të bërthamës së dalldisun;
Pinie venën time, thenie bukën time.
[Përk. Esad MEKULI, Jeta e re, 1958] / KultPlus.com