8 Mars, 2021 - 11:04 am
Poezi nga Fjolla Besimi
Jo, nuk do festoj sot.
Gratë vriten veq pse janë gra.
Gratë rrihen e dhunohen veq pse janë gra.
Gratë nuk munden as të ecin në rrugë pa u ndjerë të cënuara nga sytë kafshërorë.
Jo, nuk ka festë për mua sot.
Nuk më le Zejnepja, Diana, Dafina e mijëra gra të tjera që jetojnë me frikën se i pret fati i këtyre.
Me fal shumë por festa ime është në rrugë sot, me gratë që luftojnë, për ato që nuk mundën. / KultPlus.com