19 Dhjetor, 2018 - 6:00 pm
Poezi nga Idea Vilarino. Përktheu nga spanjishtja Arbër Selmani
Tanimë jo
Tanimë nuk do të jetë
Tanimë jo
Nuk do të jetojmë bashkë
Nuk do ta rris fëmiun tënd
Nuk do ti qëndis rrobat tua
Nuk do të të kem netëve
Nuk do të puthemi kur largohem
Nuk do ta dish kurrë cila isha
pse të tjerët më dashuruan më shumë.
Nuk do ta di as unë kurrë
pse, apo si
Nëse ishte e vërtetë çka thoje
as kush ishe ti
as çka isha unë për ty
as si do të ishte
të jetonim bashkë
të dashuroheshim
të prisnim bashkë
të isha unë ajo.
Tash jam veç vetja
përgjithmonë, ndërsa ti
tash
do të jesh për mua
veç ti.
Nuk do të jesh në të ardhmen
nuk do ta di me kë jeton
apo nëse kujtohesh.
Nuk do të më përqafosh
si atë natë
Kurrë.
Nuk do të të prek më
Nuk do të të shoh duke vdekur.