“Nuk është kjo kohë e mëshirës dhe e dashurisë, kjo është kohë e sundimit të dhunës”

21 Shtator, 2020 - 10:24 am

Rexhep Qosja

Beselami

Ç’është nderi! Ç’është nderi kur duhet
të vdesësh! Një fjalë e marrë, por e
madhe! Ngushëllim i vogël para fundit
të pa skaj. Njerëzit e mençëm janë
fatkëqij se të tjerët ndjehen të vegjël
skaj tyre. E vogëlsia e ka xhelozinë e
madhe dhe urrejtjen e pazgjedhur. Le
të bëhet i fortë dhe i pamëshirshëm
se me mëshirën nuk mbërrin askund,
s’ia del me askënd, s’fiton asgjë. Nuk
është kjo kohë e mëshirës dhe e
dashurisë. Kjo është kohë e sundimit
të dhunës. Me të i çel dyert, që s’i çel
mendja dhe i shtrin poshtë grushtet
e urrejtjes. Nuk ka tjetër ligj. Mëshira
është harruar kur në dorë janë marrë
mburoja, shigjeta dhe shpata. Me të
përcjellim vetëm të vdekurit.

Rexhep Qosja
Drama “Beselam pse më flijojnë”
/ KultPlus.com

Të ngjajshme