26 Janar, 2019 - 10:00 am
Natasha Lako
Nuk më lë bora të shoh
Çatitë e kuqe dhe pemët e zhveshura,
Por ndjej si nën të
Lëviz pranvera.
Flokët e borës
Bien e shkrijnë në qepallat e mia,
Kaq lot të bukur,
Kaq lot të bardhë
Mund të pikojnë vetëm nga dashuria./KultPlus.com