6 Gusht, 2019 - 6:30 pm
Poezi nga Bob Dilan
Përktheu: Bujar Meholli
Motër, ah, motër, kur te ti vij të prehem
të lutem, si të huaj mos më trajto!
Babait tonë nuk do t’i pëlqente një sjellje e tillë,
rrezikun, motërz, ti e kupton.
Ah motër, a nuk jam një vëlla i denjë
që dashurinë tënde ta meriton?
Qëllimi jonë në këtë botë a nuk ishte i njëjtë?
Ta duam dhe ndjekim udhën e tij?
Bashkë jemi rritur që nga djepi,
bashkë do jemi derisa të na kallin në varr,
ç’nuk kemi kaluar, ç’nuk kemi përjetuar,
shpëtuam, jemi gjallë.
Kur në derën tënde do të trokas, motërzë,
shpinën mos ma kthe, sepse do ngjallësh dhimbje!
Koha është oqean, në breg cakun e ka,
dhe ndoshta nesër nuk do të më shohësh më.