1 Dhjetor, 2018 - 12:02 pm
Poezi nga Lulzim Tafa.
S’ka faj Nana
Kur thotë
Hiqu andrrave
Se t’i lujnë mentë prej kresë.
Gjithë natën mbramë
Paketuam mërzi
Në do thasë najloni
E hamajt e zi i ngarkonin
Në anije
Dhe më asgjë nuk di
Deri në mëngjes
Kur thanë
U idhtue Deti