5 Korrik, 2019 - 7:30 pm
Nga Rainer Maria Rilke
Përkthyer nga Rrona Jaka
Shikomi i tij, përtej hekurave që përherë lëvizin
Është lodhur aq shumë as mezi duron
I duken sukur janë një mijë hekura
Dhe pas hekurave veç zbraztirë
Teksa ecën papushin në qarqet e ngushta
Lëvizja e hapave të tij të fuqishëm rënkon
Si një ritual vallëzimi që zhvillohet në qendër
Teksa vullneti i tij mbetet i paralizuar
Vetëm nganjëherë i përpëlit qerpikët
Një imazh futet brenda qelisë
Ingushton muskujt përmes tensionit
I therrë zemrën dhe e vret