Papafingo

20 Qershor, 2019 - 9:59 pm

Poezi nga Ezra Pound

Ejani, t’i qajmë ata që janë më mirë se ne.
Eja, mike, dhe kujto,
të pasurit kanë  shërbëtorë dhe jo miq,
kurse ne kemi miq dhe jo shërbëtorë.
Ejani, të vajtojmë për të martuarit e të pamartuarit.
Agimi hyn me hapa të vegjël
si një Pavlova e praruar,
Dhe unë jam pranë dëshirës sime.
As ka në jetë  diçka më të mirë
Që këtë çast freskie të qartë,
Çasti për t’u zgjuar në dashuri./KultPlus.com

Të ngjajshme