Parfymi

2 Nëntor, 2021 - 1:00 pm

Nerimane Kamberi

Kur ishte djali i vogël,
murmurinte “Po të vjen era nanë”,
kur më shtrëngonte fort e ma puthte gushën.
Sot, i rritur,  ai mundohet të gjej emrin e parfymit tim,
të blerë në ndonjë aeroport
apo në ndonjë butik luksoz
të Parisit.
Ty nanë, a të vinte era livandë, kolonjë, miris?
Apo thjeshtë, të vinte era nanë?
Nanë?
Se u bënë një, dy, tri, katër,
pesë, gjashtë javë,
e po tutna që po më ik era jote,
ashtu si ike ti./ KultPlus.com

Të ngjajshme