Pashë dashnin tande, nanë

17 Mars, 2020 - 4:00 pm



Poezi nga Sabile Keçmezi-Basha

Pashë dashnin tande, nanë
Si munde me shkua
Pa me dashtë
Pa më përkëdhel
Pa me njohur

Pashë dashnin tande, nanë
Si munde me shkua
E unë gjithë andej të kërkova
Te çdo grua
Gjerë në fund të botë
dhe të vetvetes

Pashë dashnin tande, nanë
Si munde me shkua
Pa më thënë lamtumir
Pa më shtrëngua fort
Pa puthjet e mija
Jo… kurrë
Nënat e engjëjt
Nuk vdesin vallë

Pashë dashnin tande, nanë
Si nuk më fshive lotin
Si nuk më mbajte ende në gji
Si s’ma ndale zjarrminë
Kur e pata

Pashë dashnin tande, nanë
Si mund u mortove nuse
Pa më tregua
Se sa më doje

E unë
Ende të dua
Ende të kërkojë

Pashë dashnin tande, nanë.

Të ngjajshme