18 Shtator, 2018 - 6:00 pm
Poezi nga Nina Selimaj.
Provoje, provoje, zonjë e nderuar
Sa mirë të rrika dhe ty, zotëri!
Janë maska të lehta, mbahen në duar
Shkon me çantën, me fustanin e ri.
Maska të bukura, të lira dhe të mira,
S’gjenden kund tjetër në këtë treg të zi.
Të veshin me nur në ditë të vështira;
Kjo për shoqen, kjo për burrin në shtëpi…
As këtë mos e lër, do të rrisi vlerat,
E do dhe këtë? Vetëm dy dollarë!
Pa shiko ç’ngërdheshje te këto të tjerat
Punonjës, pushtetarë këtu i kanë marrë.
I shikon përreth gjithë maskat e vëna?
Blerë prej kohësh, në modë akoma janë.
Pse qengji duhet të pijë në dy nëna
Kur ujqërit si dele i fusim në stan?
Maska, maska të bukura, të lira
U del miqve kryelartë, në dhjetra mënyra,
I shkelmon, i pështyn, i merr me të mira,
Sërish e sërisht të shkëlqen fytyra.
……
Blini maska të mira, të lira!…
Nina Selimaj , Shtator 2017