Pemë

4 Janar, 2024 - 9:29 pm

Poezi nga Ndue Ukaj

Unë s’jam ajo pema e ndaluar
ku gjen prehje një gjarpër
që josh
dhe kërkon një dorë të lehtë
për ta mashtruar.
S’jam as ajo pema magjike Van Gogh-ut.
Jam një pemë
rrënjët e së cilës janë në themelet e një ëndrre,
ku mblidhen zogj dhe ia thonë këngës së mëngjesit;
ku vjelin fruta kalimtarë rasti
dhe zgjat krahët përherë një grua madhështore./KultPlus.com

Të ngjajshme