10 Gusht, 2023 - 8:43 pm
Poezi nga Jorge Luis Borges
E kam bâ nji prej mëkateve ma t’mëdha
që nji njeri mundet me bâ: s’kam qenë
i lumtun. Akullnajat e harresës m’gjejnë,
m’zvarrisin e pamëshirshëm m’lânë me ra.
Prindët m’lindën që ta lu’j
nji lojë t’rrezikshme e t’bukur në kët’ botë,
për tokë, ajër, zjarm e ujë.
I mashtrova. S’qeshë i lumtun. Qe e kotë
dëshira e tyne e rinisë. Trunin tim
ia fala me vullnet e kâmbëngulje
simetrive t’artit gjithë lajlelule.
Ata m’lanë trashëgim vlerat. Unë s’kam qenë trim.
Nuk më braktis kurrë, gjithmonë më rri pran’
hija e të qenit nji mjeran. / KultPlus.com