13 Shtator, 2024 - 4:27 pm
Poezi nga Dante Aligheri
Aq fisnike tregohet zonja ime,
Aq e hieshme kur botës i përfalet,
Sa gjuha dridhet, belbëzon e ndalet,
Dhe sytë thue nuk guxojn me i hjedhë shikime.
E stolisun me hire përvujtnie
Kalon ajo prej lavdesh e përcjellun,
Dhe ngjan diçka prej qiellit vetë e sjellun
Te bota jonë për shembull mrekullie.
Aq e këndshme ajo e pamjes i fanitet
sa sytë dikojnë te zemra nji gazmend
qi kush s’e ndien nuk mund t’a marrë me mend.
Dhe duket se nga buza e saj pa pra
Ambël nji frymë dashurie rrezitet
qi shpirtit shkon tu’i pëshpëritun: Fshaj!
Përktheu: Arshi Pipa./KultPlus.com