26 Prill, 2020 - 10:00 pm
Nga Brittany Latham
Për gruan burri i së cilës zhduket çdo ditë pas orarit të punës..
Për gruan e cila po e vuan dështimin e një shtatzënie për të cilën nuk e diti askush..
Për gruan e cila vazhdon të jetë e para, edhe pse është e humbur brenda..
Për gruan e cila u largua nga puna sepse u vonua për të katërtën herë, dhe ka qenë zgjuar tërë javën për t’u kujdesur për fëmjën e sëmurë..
Për nënën vetëushqyese e cila nuk e di a do t’ia dalë në fund të këtij muaji..
Për gruan e cila ka kaluar në dy In Vitro fertilizime, ka provuar për pesë vite të ketë fëmijë dhe prapë është aty kur shoqet e saj kanë festat e fëmijëve të tyre..
Për gruan e cila ende e fajëson veten për abortin e para 20 vitesh..
Për gruan të cilën e gjykojnë sytë e të tjerëve derisa numëron monedhat e saj dhe lë diçka anash në supermarket..
Për gruan e cila hap derën dhe kupton se ia kanë vrarë burrin tri javë para se ai të vinte në shtëpi..
Për gruan e cila jeton me ankth sepse të tjerët nuk e dijnë për çka ajo është e stresuar..
Për gruan e cila i jep gjithçka familjes, dhe ka nevojë për pushim..
Për gruan e cila i buzëqesh secilit të huaj, por çdo natë vajton në dhomën e saj të vetmisë..
Për gruan e cila dëshiron që gjithçka të marrë fund, por prap gjen forcë të vazhdojë..
Për gruan që sot dëgjoi thashethëme rreth saj..
Për gruan e cila fle afër një të panjohuri çdo natë..
Për gruan e cila asnjëherë nuk do të duket si ajo në ballinën e një reviste..
Për gruan e cila duron lidhjet e dështuara një pas një, sepse nuk pati një baba t’i mësonte çfarë është dashuria..
Për gruan që po e rritë një vajzë pa baba, dhe për lutjen e saj që historia të mos përsëritet..
Për gruan që dashuron me krejt forcën e saj, e cila dëshpërueshëm do të jetë e dashuruar..
Për secilën grua që vajton derisa pastrohet, që askush të mos e vërejë. Sepse nëse ajo nuk është e fortë – askush nuk është.
Vetëm sepse uji i largon lotët, kjo nuk do të thotë që nuk duhet të qash. Vetëm sepse qan, nuk do të thotë se nuk je e fortë të përballosh.
Unë jam ti. Unë të shoh. Unë jam me ty. Unë qaj me ty. Unë të dua./supergrate/ KultPlus.com