12 Gusht, 2019 - 9:55 pm
Poezi nga Ali Asllani
Për kujtime s’paska shëmbje,
paska lot e paska dhëmbje;
në bërtham’ të këtij loti,
kërkoj gjurmat e një moti.
Mot o mot që mbete pas,
me ty dua që të flas;
të të vihem pas e pas
sa të plas e të gajas.
Jam xhindosur nga një mall
pra me syt që kam në ball,
nuk vështroj atë që vjen,
nesër ditën që më vlen,
Po vështroj atë që shkoj
dhe kërkoj, kërkoj, kërkoj,
mu në sqep të një pëllumbi,
kërkoj këngën që më humbi.