12 Nëntor, 2022 - 9:45 pm
Poezi nga Sibel Halimi
Copëza jete kam mbledhë
Si tapëseria e nanës
N’kohë lufte
Kur krijonte imazhe shumë ngjyrëshe
Me luftua të hirtën ditë
Varur në dhomën e saj plot vetmi
Penjtë e shpërfillura nga hutia e saj
Të tokëzuara si vet jeta
I gëlltita si fëmijë
Kur koha iu rikthye ritmit të saj
Në vetmi për çudi mu shfaqën
ngazëllyer mijëra fytyra të buzëqeshura
brenda shpirtit tim /KultPlus.com