18 Nëntor, 2018 - 10:31 am
Nga Ida Vitale
Për vitet në të cilat i kam gëzuar njëjtë gabimet dhe ndreqjet,
Për vitet në të cilat eca e fola e lirë,
Ekzistova pa gjymtime
U futa në kisha, ose nuk u futa
dhe lexova, dëgjova muzikë të dashur për mua,
Për vitet që isha njeri edhe natën, si në dritën e ditës.
Për vitet, që nuk u martova veç sa për transaksion e ujdi
sa për sy e faqe,
të matur prej dhive
Nuk durova të isha e drejtuar prej të afërmve
apo dënimit të gjyqit.
Që kurrë më të mos marshoj,
As të mos harroj fjalët
që mbjellin fije të hekurit
në gjak njeriu.
Për vitet nëpër të cilat duhet të zbulosh veten tënde
një tjetër qenie, të paparashikueshme
mbi urën e shikimit tënd.
Të jesh një njeri dhe një grua, as më pak, as më shumë.
Përktheu: Arbër Selmani