7 Gusht, 2019 - 3:30 pm
Poezi nga Ramadan Bozhlani
Unë jam një personazh
I një romani të moçëm
Që vazhdon të shkruhet
Me ngjyrën e ditëve të mija,
Kopertinën e tij të rënduar
E hap rregullisht agimi
Kurse e mbyllë
Mundimshëm gjumi,
E fletët e tija kundërmuese
I shfleton ngadalshëm era
Mbi të cilat rrokulliset
Qenia ime përditshëm
Për t’i skalitur imazhet e ndjenjave
Të cilat bëhen të zëshme
Nga shkronjat e zeza
Përballë syve të padukshëm të qiellit.