19 Janar, 2019 - 10:30 pm
Elizabeth Grech. Sjellë në shqip nga Arjan Kallço.
Tretem në përhimtësinë e syve të tu,
Por ja tek të mitë çelin trëndafila.
Ti e di që unë e kuptoj
Kur shtiresh,
Sikur asnjë lloj ngacmimi
Të mos ndjesh.
Të shoh të mahnitur, por
Druhesh
Dhe kokën anash e kthen, sepse
Ti e di kush jam unë.
Ti e di se kam prejardhje
Prej brinjëve të perëndeshave femra,
Prej gurit të gruas së përgjumur.
Unë e di që ti e kupton
Se një ditë
Do të notosh
Në detin e fshehtë të gjoksit tim./ KultPlus.com