11 Korrik, 2023 - 6:00 pm
Poezi nga Nâzım Hikmet
Shqipëroi: Edon Qesari
Përflaken yjet
dhe ju dua.
Nata hap sytë
dhe ju dua.
Zemrat tona dy njerëz
dhe ju dua
dy njerëz prej nesh.
Dhe sa ju ngjajnë
dhe sa më ngjajnë.
dhe pastaj sa nuk na ngjajnë.
Nga ne më të mirë
nga ne më të vegjël
nga ne më të guximshëm.
Ne jemi goxha më të shtruar se zemrat tona,
më të matur
ndaj rrëmujës më të prirur.
Jemi ne që ushqejmë si dyshime si besëtytni,
për në frikërat dhe ndodhitë
për ne përmallimi.
Dhe jemi sërish ne, në gaz e në dënesë.
Ne pezmatojmë zemrat tona,
tjetër s’dinë veç dashurisë,
Dritë e syve të mi, jeta ime, sulltanesha ime
Unë ju dua.
zonja Pîrâye,
afërmendsh ju dua. / KultPlus.com