31 Mars, 2019 - 7:20 pm
Bertolt Brecht. Përkthyer nga Faslli Haliti
Djali im i vogël më pyet:
Do doja të studioja matematikë?
Përse do doja (të pyes ) unë.
Që dy cope bukë janë më shumë se një,
Do ta shënosh sidoqoftë.
Djali im i vogël më pyet: do doja të studioja anglisht?
Për ç’motiv, do doja (të pyes ) unë.
Kjo mbretëri po perëndon.
Dhe ti vetëm fërkon barkun me ( pëllëmbën e dorës) dhe ofshan,
Po do ta kuptosh tashmë
Djali im i vogël pyet:
do doja të studioja histori?
Pse, do doja (të pyes) unë.
(Mëso ta mbash kokën fort mbi tokë),
( Atëherë ) mbase do qëndrosh.
Po, studio matematikë, i them,
Studio anglisht, po, studio histori./ KultPlus.com