10 Gusht, 2020 - 4:24 pm
Poezi nga Milazim Krasniqi
Çdocili që është vërtet poet,
Që merr frymë me vargje si me mushkëri,
Ka dhimbje për atdheun e vet,
Sepse atdheu është gjithmonë fatzi.
Kujtoni dhimbjen e Pasternakut
Kur sapo Nobelin fituar e kish,
Qante për atdheun si fëmija sokakut
Kur e ndjek ndonjë përbindësh.
Kështu ka qenë gjithkund e gjithmonë,
Poetët vuajnë si me urdhër.
Kush s’u ka faj që bëhen kumbonë
Që tringëllin për një grixhë të shurdhër.