Përshëndetje

19 Korrik, 2023 - 12:35 pm

Poezi nga Frederik Rreshpja

Eci anës detit e përshëndes anijet
në mesditën e ndriçuar si kishë.
Është keq kur nuk ta kthejnë përshëndetjen
apo kur nuk ka asnjë anije,
por është më keq ende
kur ti kalon bri detit e nuk përshëndet./ KultPlus.com

Të ngjajshme