Piramida e Keopsit

23 Shkurt, 2025 - 8:58 am

Nga Ismail Kadare

Me gurë të mëdhenj harrimin shtypi Keopsi.
Mbi gjoks të shkretëtirës,
Një piramidë ngriti lart.
Që nga maja e saj, larg në kohërat tona moderne,
Hodhi sytë e shuar dhe pa.

Pa qytetet tona të çuditshme me antenna dhe mjegull,
Mumjen e mjerë të tij.
Të vënë në muze.
Trupin, që blloqet dhe rojat e tmerrshëm e ruanin,
Mjaftojnë ca grosh për ta pare secili nga ne.

Piramida mbeti atje,
Te dielli dhe rëra përvëluese.
Bijë e shkretëtirës,
Mbi gjoks shkretëtirës i rëndon.
E ngritur mbi rërë nga njerëz të panumërt e pa emër, si rëra.
E të gjithëve është ajo dhe e askujt.

-1967/ KultPlus.com

Të ngjajshme