20 Janar, 2022 - 5:30 pm
Poezi nga Emily Dickinson
Piva një gllënjkë jetë –
Po të tregoj se sa kam paguar për të –
Pikërisht sa një egzistenë e tërë.
“Çmim’ i tregut”, më thanë.
Dhe paskëtaj më peshuan – kokërr për kokërr.
Dhe fibrat mi llogaritën fije më fije.
Në fund më dhanë vlerën e Qenies sime –
Sa një gram parajsë!
Përktheu: Herman Çuka / KultPlus.com