7 Nëntor, 2017 - 12:26 pm
Poezi e shkruar nga Donika Dabishevci.
Nata mi fali sytë e tu
hajnisht m’fali edhe
puthje n’gushë
magjishëm m’dha
yshtje prej udhtareje
thirrjet e shpirtit
pa tutë me i përmbushë
Ag e muzg, err e terr
shtigjeve t’lakueme
asni rrapllimë guri
s’jam tu e ni
asni kandërr
s’po m’ varet themrash
as n’zhgjandërr
e as n’kllapi.
Krejt n’paqe jam,
plot me ty.