21 Qershor, 2019 - 9:58 pm
Poezi nga Bujar Meholli
Po ikë nga vendi im.
Ai më sheh të huaj dhe unë atë,
gjithashtu!
Nëpër rrugët e tij kam parë,
manipulues turmash,
e vrasës-shpresash…
Tani, me varkën e molisur,
përmes detit shëllirë jam nisur…
Nga vendi im po ikë,
ai më sheh të huaj dhe unë atë,
gjithashtu!/KultPlus.com