Po, po…

6 Janar, 2018 - 9:08 am

Poezi e Charles Bukowski / Përktheu Agron Tufa

kur Hyji krijoi dashninë, ai nuk u ndihu të shumtëve
kur Hyji krijoi qenin, ai nuk u ndihu qenve
kur Hyji krijoi bimësinë, kjo nuk qe keq
kur Hyji krijoi urrejtjen, ne patëm dobi shoqnore
kur Hyji më krijoi mue, ai më krijoi mue
kur Hyji krijoi majmunin, unë po flija
kur Hyji krijoi xhirafën, unë isha i pimë
kur Hyji krijoi narkotikët, unë kisha kcye sipri
kur Hyji krijoi vetëvrasjen, unë dergjesha poshtë
kur Ai të krijoi ty, të shtrime në çarçafë,
Ai e dinte, se ç’po bënte,
Ai ishte i pimë, dhe Ai kishte kcye sipri,
dhe Ai krijoi malet, detet dhe zjarrmin
njëkohësisht
Ai nganjëherë gabonte,
por kur Ai të krijoi ty, të shtrime në çarçafë,
Ai tejkaloi gjithë Gjithësinë e tij të bekueme.

Të ngjajshme