14 Tetor, 2020 - 3:10 pm
Poezi nga Osman Gashi
po rri
si torzo e gjallë mes hijesh
pa mundur të përshëndes
ata që më deshën
dhe zogjtë që fluturuan.
po rri
dhe nata bri meje
e rëndë, tekanjoze
barkë e kalbur në një mol të harruar;
frikësohem e qesh
nga ndjenjë e përjetësisë.
kujtime të çala më thërrasin
deri sa
nga qielli i bronztë
shi pikëllimi
bie… / KultPlus.com