22 Nëntor, 2019 - 9:32 pm
Poezi nga Majlinda Bregasi
Po të kisha lindur
unë djalë
Ashtu si lutej ime ëmë
Do kisha qenë ndryshe.
Më i fortë
Më racional
Më kursimtar
Më autoritar
Tamam burrë
Po të kisha lindur djalë
Ashtu si lutej im atë
Do kisha qenë ndryshe.
Më pak i fortë
Më pak racional
Më pak kursimtar
Më pak autoritar
Më pak se tamam burrë
Po të kisha lindur djalë
Ashtu si lutesha dhe vetë
Sa herë të fortët më shkelnin
Racionalët më gjykonin
Kopracët nuk më paguanin
Autoritarët më trishtonin
Tamam burrat më frikësonin
Nuk do kisha ndërruar asgjë
Përveç se do kisha dashuruar
burrërisht një vajzë si unë. / KultPlus.com