28 Prill, 2019 - 11:30 pm
Aulonë Kadriu
Po ua mar të dyve pak kohë,
Ty e vetes.
Veten e ndava nga kujtimi yt,
E ty, kushedi cilën kohë ta okupova.
Të të them se s’ke shku t’rrej,
Të më thush se je këtu s’e bën dot
Se muret kanë vesh,
E ne druhemi prej t’vertetës kur të tjerët e marrin vesh,
Se veten e trullosim lehtë, apo jo?
U bëmë t’i kemi frikë muret që iu dhamë jetë dikur,
Po, se a s’jetonte gjithçka kur jetonim unë e ti?
Muret, lulet edhe therrat merrnin frymë.
Ta zaptova kohën e vdekjes,
Sepse ti s’je më, apo je?
Ke vdekur, apo unë s’të njoh më?
Me egoizëm te ngjyrosa me jetë,
Ne kanvasin e pikturës sonë,
hodha pak dritë që e gjeta
në një vullkan aktiv që gulçon në mua,
Habia për vullkanin e shuar në mashtrim më la të jetoj,
Përbrenda kornizave të.. normales,
e llava që pa marre dul,
ma rroku kryet për murit të pajetë,
më zhuriti,
me të verteten me dogji,
që prej atëhere s’e trullosa dot veten…
Ti je,
Vullkani aktiv që rren se është shuar,
Llava që pabesisht më shuan./ KultPlus.com