17 Nëntor, 2018 - 12:30 pm
Poezi e shkruar nga poeti Lulzim Tafa.
Kur zemërohen zotat
Lindin poetët.
Në të parën shenjë jete
Ngrihen kundër zotit të vet.
Protestojnë.
Kur rriten
Bëhen çapkënë.
Shpërndajnë afishe
Kundër vetvetes
Si demonstruesit nëpër qytet.
“Fëmija i tepërt i secilës nënë
bëhet poet”