5 Gusht, 2019 - 10:45 pm
Poezi nga Rainer Maria Rilke
Ti largohesh prej meje, ti orë.
Plagë më hap rrahja e flatrave të tua.
Vetëm: ç’më duhet e imja gojë?
Nata ime, dita ime ç’më duhen mua?
Unë s’kam të dashur, as zgjua,
s’kam shtëpi ku të vdes e të tretem
gjithçkaje i falem, gjithçkaje i jepem
pasurohet, e pastaj paguan me mua.
KultPlus.com