Poezi kushtuar Matildës

23 Shkurt, 2023 - 7:00 pm

Poezi nga Pablo Neruda, kushtuar muzës së tij Matildes.

Po kërkoj qetësi
Tani më lini vetëm.
Mësoni të bëni pa mua.

Unë po mbyll sytë.

Dhe dua vetëm pesë gjëra,
Pesë rrënjët favorite.

E para është dashuria pafund.

E dyta është të shoh vjeshtën.
Unë s’mund të jem nëse gjethet
Nuk fluturojnë dhe bien në tokë.

I treti është dimri solemn,
Shiu që e doja, përkëdheljet
E zjarrit në dimrin e egër.

Në vend të katërt, vera
Rrumbullake sa një shalqin./ KultPlus.com

Të ngjajshme