Poezia

28 Janar, 2018 - 5:00 pm

Shkruar nga Ismail Kadare.

Poezi,
Udhën gjerë tek unë si e gjete?
Mamaja ime shqipen mirë s’e di,
Letrat si Aragoni i shkruan, pa pikë dhe presje,
Babai u end në rini net e tjera dete,
Po ti erdhe
Duke ecur nëpër kalldrëmin e qytetit tim
Të gurtë, të qetë,
Trokite ndrojtur në shtëpinë trekatëshe
Nr. 16.

Shumë gjëra kam dashur dhe ç’dashur në jetë,
Për shumë dëshira kam qenë citat aperta,
Po prapë
Si ai djali që kthehet vonë në shtëpi,
I lodhur dhe i shqyer nga bredhjet e natës,
Ashtu edhe unë, i lodhur përsëri
Pas çdo amatory, jam kthyer tek ti.
Dhe ti,
Pa me mbajtur mëri për tradhtinë,
Më ke përkëdhelur flokët me ëmbëlsi,
Stacioni im i fundit,
Poezi.

Të ngjajshme