16 Dhjetor, 2021 - 1:11 pm
Poezia e Fatlum Sadikut “Homo Faberit” është botuar në magazinën greke “TEFLON”, revistë e cila fokusin kryesor e ka politikën dhe kulturën, shkruan KultPlus.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë autori, i cili përmes një njoftimi në llogarinë zyrtare në “Facebook”, ka shkruar se edhe zyrtarisht tanimë është një poet i botuar ndërkombëtarisht.
“Homo Faberin e pata shkruar me një frymë në një mjedis pune tejet të ngushtë. Meqë është ridalja ime e tretë jashtë pas 10 përkatësisht 14 viteve, botimin e kësaj poezie ia kushtoi shpirtit të babës që më la sivjet”, shkroi Sadiku mes tjerash.
Kjo poezi ka për tematikë tehuajsimin që njeriut i sjellë nepunësia. /KultPlus.com