7 Prill, 2020 - 3:00 pm
Poezi nga Kathleen O’Mara
Shqipërimi: Mirela Sala
Dhe njerëzit qëndruan në shtëpi
Dhe lexuan libra
Dhe dëgjuan
Dhe pushuan
Dhe bën ushtrime
Dhe bën art e luajtën muzikë
Dhe mësuan mënyra të reja të ekzistimit
Dhe ndaluan e dëgjuan më thellë
Dikush meditoi, dikush u lut
Dikush u takua me hijen e tij
Dhe njerëzit filluan të mendojnë ndryshe
Dhe filluan të shërohen
Dhe në mungesën e njerëzve që jetonin në mënyra injorante, të rrezikshme, të pakuptimtë dhe pa zemër, dhe Toka filloi të shërohej.
Dhe kur rreziku mbaroi
Dhe njerëzit e gjetën veten
Ata qan për të vdekurit
Dhe bën zgjedhje të reja
Dhe ëndërruan vizione të reja
Dhe krijuan mënyra të reja jetese
Dhe shëruan plotësisht tokën
Ashtu siç u shëruan dhe vet.