Poezia në bursë ose ëndrra me vargje dhe dollarë

26 Mars, 2022 - 12:02 pm

Poezi nga Lulzim Tafa

Sot pati sërish lëvizje
Në bursë

Pasuria ime nuk është
Sa e Bezos, Bill Gates, Zuckerberg
Është sa e të gjithëve bashkë.

Se sot pati sërish lëvizje 
Në bursë

Nafta ra
Ari ra
Interneti
Kriptovalutat

Të gjitha ranë
Vetëm shpirti u ngrit në bursë
Me produktet e tij
Fjalën, dashurinë

Dhimbjes iu ngrit vlera
I shkoi lart
Aq lart sa i pasur
Është vetëm ai që ka dhimbje
Që dashuron
Që fluturon./ KultPlus.com

Të ngjajshme