5 Nëntor, 2022 - 11:56 pm
Poezi nga Nazim Hikmet Ran
Shqipëroi: Alban Tartari
Tek ti, unë, dashuroj siluetën e anijes
nisur për në pol
Tek ti, unë, zbulimet aventuriere prej kumarxhinjsh
Tek ti, largësinë.
Tek ti, unë, dashuroj të pamundurën.
Të kridhem në sytë e tu, ashtu
si në një pyll plot dritë.
Mes djersës, urisë e irritimit,
me uri gjahtari të ta kafshoj mishin
Tek ti unë, dashuroj të pamundurën,
Por kurrë pesimizmin./ KultPlus.com