17 Korrik, 2018 - 10:15 pm
Poezi nga Ilnisa Agolli.
Më ndodh,
le të jemi të qartë
Le të jemi në rregull me veten
Më kujtohesh
Më ndodh kur s’kam kohë
Më ndodh kur vdes në fund të ditës
Kur kam dhembje stomaku prej vetmisë pas një dreke që dua dhe harroj që kam qeshur
Më ndodh kur përfundoj në murosje dritares
dhe qëllon tre pas mesnate
Kur më humb shikimi pemëve dhe era më pi një cigare
Më ndodh si ca çaste;
ato të seksit pa dashuri
Më ndodh kur ty të flihet dhe këputesh
porsi mahnitja qerpikëve për t’u bërë nënkrejsë
Pastaj më shihesh
Më shihesh prapë sa herë kështu ngrydhem
dhe kaloj ditën kot
për të kuptuar se jam asgjë pa dashuri
Më ndodh kështu, e pranoj
Më ndodh njëjtë
ngadalë
përsëri
Prapë ti
Pastaj më shkruhesh
Më shkruhesh pasi më kujtohesh
pasi më shihesh
dhe bëj një naive poezi
Më ndodh e gjitha si gështenjat në verë
që vizatoja, fëmijë./KultPlus.com