Pres

24 Tetor, 2017 - 5:54 pm

Poezi e shkruar nga Egzon Krasniqi.

Vjeshtë e trishtë…
Gjethe t’rana…
Lule t’vyshkuna…
E zogj në ikje!
N’pranverë t’emërova dallëndyshe.
Këndoje kangë n’kopshtin tim.
Kangën e dashunisë,
n’kopshtin e zemres sime
Vjeshtë e trishtë…
Gjethe t’rana…
Cdo gja n’ikje!
E unë…
Unë n’pritje.
N’stolin dikur të zbukuruar me lule
Sot të mbuluar me gjethe
Pres…
Pres t’më mbyllen sytë,
T’çelen dyert e zemres,
T’shtrihen krahët,
E ne…
Ne të dy t’perfundojmë të bashkuar
Të bashkuar edhe tani…
Në vjeshtë.

Të ngjajshme