Princeshat Argjiro do zgjohen një ditë, të çthurr përrallat e thurrura për një grua

6 Shkurt, 2019 - 10:45 pm

Kaltrina Pajaziti

Kronikë mbi trupin e sajë u shkrua,
Nga gjeneralët e një ushtrie të vdekur tashme,
Prilli i thyer, erdhi mu në shkurt këtë vit.
Pallati i endrrave u shemb, në dyert e drejtësisë që dhunon.
Në këtë qytet/shtet më nuk vjen nëntori.
Urat me harqe po rrenohen nga klithjet e një foshnje t’palindur dje.
Kjo ishte nje Ftesë në studio, për të filluar nje krim të ri.
Se ra ky mort e u pamë tha ai. Dhe vazhdoi të vras atë cdo dite pak e nga pak…
Kto jane Çeshtje të marrëzisë.
Se dimer i vetmisë së madhe ka mbuluar gjininë tonë…
Princeshat Argjiro do zgjohen një ditë…
Të çthurrin të gjitha përrallat e thurrura për një grua.

Gjumin ma bâni t’qetë,
Se DORUNTINEN DO E SJELLIM NE, si ferr mbi shpirtat tuaj./ KultPlus.com

Të ngjajshme