11 Shtator, 2024 - 11:47 pm
José Saramago
Në fund të minierës ma sekrete
Në brendësi të thelbit të frutit që ha
Në dridhjen e notës ma diskrete
Në guaskën e përdredhun që lshon zâ
N’shtresën ma t’dendun që piktura mund t’ketë
Në venën ku gjaku ma shumë gurgullon,
Në fjalën që për ma së shumti butësi flet
Në rranjën që fshihet sa ma thellë që shkon.
Në heshtjen ma të thellë të ksaj pauze
Në të cilën jeta shndrrohet në përjetësi
Kërkoj dorën tande, t’ia zgjidh nyjen ksaj kauze
Me dashtë, pa besu’, ma n’fund, këtë privatësi.
Përktheu: Orjela Stafasani